I riu kapet me dy mina me telekomandë gati për shpërthim, ja cili është 30-vjeçari
Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar pasditen e së enjtes në Tiranë. Mësohet së është vënë në pranga me dy mina C4 të telekomanduara, një 30 – vjeçar nga Librazhdi. Raportohet se të arrestuarit me inicialet T.G i është sekuestruar dhe një sasi prej rreth 300 gramësh kokainë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, dy minat C4 të lidhura me telefon që telekomandohen në distancë do të përdoreshin për një ngjarje kriminale. Po të njëjtat burime i thanë Klan Plus se po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërsa para o?cerëve të Policisë Gjyqësore, 30 – vjeçari nuk ka pranuar të flasë.
Ky është Taulant G., 30 – vjeçari i arrestuar të enjten nga forcat e Komisariatit Numër 6 në zonën e “Astirit”, në Tiranë.
Tvklan.al ka arritur të zbardhë identitetin dhe të sigurojë foton e të riut nga Librazhdi, i cili u kap me dy mina C4 të telekomanduara, gati për shpërthim.


