I vë gjobë 400 mijë lekë të moshuarës, kapet me drogë
Një i ri është vënë në pranga pasi akuzohet se i ka vendosur gjobë një gruaje të moshuar. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Elbasan. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se një ditë më parë oficerët e Krimeve të Rënda kanë arrestuar Lani Ademin, 30 vjeç.
Ky person është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur me mjete të forta 60-vjeçaren me inicialet A. E., me qëllim që ti jepte 40.000 lekë.
Pas arrestimit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar me atë të llojit kanabis sativa.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për hetime të tjera për akuzat e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

