I vrau nënën se e hoqën nga puna, kapet pas 1 viti shqiptari (VIDEO)
Policia italiane ka arrestuar shqiptarin nga Fieri, Ogert Laskën, 29 vjeç, pasi akuzohet se më 13 Nëntor të vitit të kaluar ka vrarë nënën e pronarit të picerisë ku ishte punësuar, 71 vjeçaren Rosa Maria Radiçi.
Ai u largua nga puna si punonjës picerie, për shkak të disa mosmarrëveshjeve në vendin e punës, ku punonte si pjatalarës.
Për shkak të urdhërit për largimin nga puna, sipas policisë, dyshohet se shqiptari është hakmarrë duke i shkaktuar vdekjen 71-vjeçares në vilën e saj në Bari Palese.
Dëshmitë e shumta të dëshmitarëve dhe pamjet e kamerave të sigurisë në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë ndihmuar hetuesit të hedhin dritë mbi vrasjen që ndodhi në gushtin e kaluar.


