Identifikohet grabitësi që plagosi policin në Laç

Është identifikuar i riu që kreu grabitjen në Laç dhe më pas plagosi edhe policin në kokë.

Burime nga policia thanë se autori i dyshuar është Aldi Lleshaj, 20 vjeç, banues në Kurbin.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 09:20, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë, 1 person i armatosur ka grabitur mjetin “Porsche” me targa AA 870 II.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të makinës së vjedhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë, Nikolin Gjergji i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?