Identifikohet viktima në Kukës, Policia: Si u ekzekutua adoleshenti
Policia e Kukësit ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e mbrëmjes së sotme në Kukës.
“Pak minuta me pare në shtetitoren e qytetit te Kukësit janë konfliktuar dy shtetas e në konflikt e sipër shtetasi R.M., 17vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.M, 16 vjeç, banues në Kukës.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka gjetur vdekjen.
Falë veprimeve të shpejta, Policia lokale beri te mundur kapjen e autorit të dyshuar.
Ai eshte shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime mëtejshme.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar thika e dyshuar si e perdorur nga autori.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”,njofton Policia.
Vendi i krimit

