Idrizi: Ditmir, mos u kthe si Dhimitër!

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar ditën e sotme, lidhur me negociatat që po zhvillon vendin ynë me shtetin e Greqisë. Në një deklaratë për mediat, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i ka kërkuar ministrin tonë të Jashtëm Ditmir Bushatit, që në këtë takim të diskutohet dhe të zgjidhet çështja çame.

Reagimi i PDIU

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vlerëson se takimi i Kretës mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë përbën një mundësi të veçantë për trajtimin tërësor të tërësisë së çështjeve mes dy vendeve duke shpalosur mbi tavolinë të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuptim, PDIU i bën thirrje ministrit të Jashtëm të trajtojë të tre shportat e përcaktuara në dosjen diplomatike mes dy vendeve, përfshi, veçanërisht vendosjen e roadmapit për zgjidhjen e çështjeve më pak të trajtuara deri më sot si çështja çame dhe ligji i luftës.

Swiss Digital Mobile Reklama

I kujtojmë z. Bushati rezolutën për çështjen çame të Kuvendit të Shqipërisë, të miratuar në vitin 2004, si një dokument detyrues për politikën e jashtme. Me çështjen e shqiptarëve të Çamërisë nuk mund të bëhet asnje koncendion, sepse dinjteti dhe reciprociteti janë detyrim për politikën tonë të jashtme. Bushati ka detyrimin moral, politik dhe kombëtar të jetë ministri që çështjen çame ta kanalizojë në rrugën e zgjidhjes për t’u kthyer nga Kreta si Ditmiri i politikës sonë të jashtme dhe jo si Dhimitri i axhendës së ministrit Kotzias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?