Igumenicë, transportonte 200 kg drogë me gomone, pranga shqiptarit me pseudonimin ‘Laço’

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Igumenicë, ndërsa është sekuestruar një sasi droge.

Burime zyrtare nga policia e Igumenicës bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se shqiptari Vladimir Mece, banues në fshatin Ciflik të Sarandës është kapur në Sivota, ndërsa rezulton i dënuar dhe më parë në shtetin grek për trafik droge.

Të njëjtat burime theksojnë se Meçe është kapur me një gomone me të cilën kishte mbërritur në orët e para nga Shqipëria dhe kishte shkarkuar drogë që mendohet të jetë rreth 200 kg marijuane. Fill pas kësaj është njoftuar policia e Athinës dhe siç raportohet ka arritur të kape dy makinat që kishin ngarkuar drogën nga gomonia. Ndërkohë, operacioni vijon ende.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?