IKMT nis aksionin brenda Universitetit Bujqësor të Tiranës
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e një sërë objektesh të kundërligjshëm brenda Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Në krye të operacionit i cili ka nisur prej orës 06:00 të ditës së sotme, është vendosur kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici.
Janë 11 objekte një dhe dy katëshe me funksione kryesisht shërbimi të cilat janë planifikuar të prishen, në kuadër të rehabilitimit të këtij universiteti publik.
Në mbështetje të IKMT janë dhe forcat e policisë, ndërkohë që deri tani nuk është regjistruar asnjë incident.

