“Illyrian Guard” zgjeron aktivitetin, 12 kontrata të reja dhe shërbime për sektorin privat
Kompania shtetërore e sigurisë “Illyrian Guard” ka zgjeruar aktivitetin gjatë vitit 2026, duke lidhur 12 kontrata të reja në periudhën shkurt–qershor dhe duke shtrirë ofrimin e shërbimeve të sigurisë edhe për subjektet private.
Sipas të dhënave të kompanisë, numri i kontratave aktive është rritur nga 308, në 320. Nga kontratat e reja, 10 janë lidhur me institucione shtetërore, ndërsa dy me kompani të sektorit privat, duke shënuar hyrjen e “Illyrian Guard” në këtë segment të tregut.
Zgjerimi i aktivitetit është shoqëruar edhe me rritjen e kapaciteteve njerëzore. Pas rekrutimit të 192 punonjësve gjatë vitit 2025, kompania punësoi edhe 210 punonjës të rinj gjatë periudhës shkurt–qershor 2026, ndërsa 85% e stafit të ri është nën moshën 60 vjeç.
Kontratat e reja dhe amendimet kontraktuale kanë gjeneruar rreth 13,9 milionë lekë të ardhura shtesë në muaj, ose afërsisht 150 mijë euro. Paralelisht, kompania ka vijuar investimet në teknologji, sisteme sigurie dhe monitorimin e performancës, me synimin për të rritur cilësinë dhe eficiencën e shërbimeve të ofruara.
KOHA JONË SONDAZH

