“Imuniteti i Tahirit”, Artan Hoxha: Pse dosja e Prokurorisë ka një problem të madh
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve si dhe kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahirit që më pas i hap rrugë arrestimit të tij. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Artan Hoxha tha se dosja e Prokurorisë nuk është kopsitur si duhet.
“Njeriu i fundit që kam dëgjuar të fliste që jam gati të shkoj në burg ka qenë presidenti Meta, i cili u bë President. Kam pritur që dosja e Prokurorisë të ishte e kopsitur. Ka një problem tek dosja. Nuk pashë asnjë gjë në atë material për Policinë e Shtetit. Tahiri është ministër dhe ti kur shkon tek ai i ke këputur të gjitha këmbët e karriges. Prokuroria duhet ta kishte kopsitur më mirë dosjen”- tha Hoxha.
vijon…

