Imzot George Frendo mban meshën e parë si Ipeshkv
Imzot George Frendo mbajti sot meshën e parë si Ipeshkv. Ai është emëruar nga Vatikani si ipeshkv i ri i Dioqezës Tiranë-Durrës duke zevëndësuar Imzot Rrok Mirëditën 11 muaj pas ndarjes së tij nga jeta në dhjetor të 2015.
Në meshë ishin pjesëmarrës kreu i Kishës Ortodokse në Shqipëri Janullatos por dhe
kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
“Kisha i ka përzemër të varfërit por s’mund të zëvendësojë qeverinë. Ne duhet ta luftojmë varfërinë shoqërore. Të mos të kemi frike të bëjmë reformat e duhura” është shprehur në fjalën e tij imzot George Frendo, informon gazetarja e Ora News Manjola Hasa.

Mesha e pare e mbajtur nga Imzot George Frendo



