Imzot Gjergj Meta: Nuk është problemi te Halluini!

Kam vënë re se, sa herë afrohet festa e të Gjithë Shenjtërve, shumë të krishterë katolikë merren më shumë duke kundërshtuar festën e halluinit se sa duke shpjeguar festën e tyre. Une jam i mendimit që njerëzit janë të lirë të festojnë halluin, karnevale, ditën e verës, festa të ndryshme, sipas dëshirës së tyre. Ne të krishterëve nuk ka prishur punë halluini për të kremtuar festën e të gjithë shenjtërve, por fakti se shpesh festat tona, me trajtë fetare, kanë humbur domthënie e janë kthyer jo rrallëherë ne festa pa kuptim.

Ne të krishterët katolikë mbushim 1 herë në vit varrezat plot e harrojmë çdo ditë të vitit të shkojmë në Kishë e të lëvdojmë Hyjin e gjallë. Shkojmë e mbushim kishën për të marrë ujin e bekuar apo degat e dafinës të Dielën e Larit e nuk shkojme në Kishë të Enjten apo të Premten e madhe.


Në vend që të luftojmë festën e Halluinit, të shikojmë si të bëjmë më tërheqëse e më të bik ura festat tona. Para se të pretendojmë ndryshime nga realiteti jasht, të transformojmë realitetin brenda nesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuptimi i çdo feste në vizionin e krishterë ka të bëjë me kremtimin e miqësisë ndërmjet njerëzve me njëri-tjetrin e ndërmjet këtyre të fundit me Hyjin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gëzuar festën e të Gjithë Shenjtërve sidomos për ata që festën e kalojnë në mjerimin e varfërisë dhe shtypjes. Amen.

+ Dom Gjergji

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?