Infektohet me koronavirus Drejtori Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Mjeku i njohur që është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndëtësisë për përballimin e koronavirusit raportohet se ndodhet në vetkarantinim.

Fotot më poshtë tregojnë mjekun e njohur, i cili është paraqitur dje në Spitalin Infektiv.

Lajmi për infektimin e Drejtorit të Urgjencë, Brataj është konfirmuar dhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. “Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik! #BashkëDeriNëFund”,- shkruan në një mesazh në Facebook, Ogerta Manastirliu.

FOTO/Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj duke hyrë dje në Spitalin Infektiv

SHKARKO APP