Inovacion në industrinë e metalit

Certifikimi i profesionistëve në industrinë e konstruksioneve metalikë

“Ky  projekt  siguron  implementimin  e  Standarteve  më  të  mira  Evropjane    në fushën e saldimit dhe mundëson punësimit e të trajnuarve në firmat shqiptare dhe ato të huaja që operojnë në Shqipëri“- tha Ministri Klosi gjatë fjalës së tij në qendrën e saldimit të AIEx në Tiranë.

Projekti me temë “Implementimi i Standarteve Evropjanë në industrinë Metalpunuese” i zhvilluar nga WIFI-Albania, i cili që nga 1. Janari 2016 është i njohur si Austrian Institute of Excellence (AIEx) është mbështetur nga Agjensia Austriake e Zhvillimit (ADA). Të pranishëm në eventin përmbyllës të mbajtur në datën 17 Nëntor 2016 ishin ndër të tjërë dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,  Blendi  Klosi,  Drejtori  i  zyrës  ADA  në  Tiranë,  Hainz  Habertheuer  dhe konsullja austriake Sonja Harreither, të cilët kishin mundësinë të shikonin nga afër disa procese saldimi të praktikuara gjatë kurseve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Klosi gjatë shpërndarjes së çertifikatave të njohura ndërkombëtarisht për saldatorët e trajnuar, përgëzoi drejtuesit e AIEx për iniciativën e marrë dhe përpjekjen  e  tyrë  për  të  kualifikuar  dhe  certifikuar    specialista  në  fushën  e saldimit. Për më tëpër Ministri falenderoi dhe Agjensinë Austriake për Zhvillim (ADA) për mbështetjen e dhënë gjatë këtyrë viteve në implementimin e Standarteve më të mira Evropjane në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë fjalës përmbledhëse drejtoresha ekzekutive e AIEx Znj. Bianca Duro duke falenderuar të pranishmit, vlersoi faktin që gjatë këtij projekti u mundësua krijimi i  një  qëndre  saldimi  të  akredituar  dhe  njohur  ndërkombëtarisht.    Arritjet  e projektit u përmblodhën si më poshtë:

Rreth 1000 punekerkues morën pjesë në programin e kualifikimit dhe me shumë se 400 përsona janë kualifikuar dhe çertifikuar;

Gjithashtu gjatë projektit u bë e mundur kualifikimi dhe çertifikimi i 10 trajnerëve si  dhe  certifikimi  i  supervizorëve  të  saldimit  në  kuadër  të  implementimit  të markës CE për eksportim të konstruksioneve metalikë.

Kualifikimët  në  kuadër  të  këtij  projekti  përmbajnë  20  kategori  në  fushën  e saldimit dhe përpunimit të metalit si supervizor ndërkombëtar saldimi, ekspert teknik ndërkombëtar saldimi dhe inxhinier ndërkombëtar saldimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?