Inspektimi dixhital, Klosi: Të heqim inspektorin xhandar në derën e biznesit

Çdo inspektim ndaj bizneseve, tashmë do të jetë online përmes projektit “e-inspektimi”.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Punës prezantuan metodologjinë e re të inspektimit të subjekteve, përmes dixhitalizimit.

Ministri Klosi tha se të dhënat do të kalojnë në Inspektoriatin Qendror dhe ka për synim të ofrojë më shumë transparencë për inspektorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Klosi bëri edhe një bilanc të punës së Inspektoriatit të Punës kur tha se është ulur informaliteti në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klosi: Të rrisim transparencën dhe inpektorin ta shndërrojmë nga një xhandar në derën e biznesit në një inspektor teknik, në një njeri që përpiqet me të gjitha aftësitë e tij intelektuale dhe çfarë i jep ligji në një njeri që kërkon zbatimin e rregullave.

Sipas tij, vetëm këtë vit janë inspektuar 40 mijë vende pune më shumë se vitin e kaluar.

Klosi: Mbi 200 mijë kontribues të rinj në skemat tona të pensioneve. Në krahasim me vetëm një vit më parë kemi më shumë se 1000 subjekte të inspektuara nga Inspektoriati Qëndror i Punës, nga të gjithë Inspektoriatet në Shqipëri, 40 mijë vende pune të inspektuara më shumë në krahasim me po të njëjtën periudhë të 2015. 100 subjekte të evidentuara nga Inspektoriati gjatë këtij viti si të palicensuara dhe drejtuara pranë organeve përkatëse për të marrë licensimin.

Inspektorët do të pajisen me karta të personalizuara të cilat janë të regjistruara në sistem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?