INSTAT: Të rinjtë, shkaktojnë më shumë aksidente

Aksidentet rugore kanë si shkaktarë grup moshën e re. Sipas raportit të INSTAT, për muajin Tetor 2017, grup-mosha që ka shkaktuar numrin më të madh të aksidenteve, me rreth 27.7 për qind, është 25-35 vjeç.

Sipas INSTAT gjatë këtij muaji numërohen rreth 184 aksidente rrugore, që krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2016, ka një rënie me 4.7 për qind.

Sa i përket numrit të aksidentuarve rezultojnë të jenë 223 persona, që sërish kanë shënuar një rënie në krahasim me Tetorin e 2016. Kanë mbetur të plagosur rreth 203 persona, ku 144 prej rasteve janë meshkuj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat rezulton se shumica dërrmuese e aksidenteve kanë ndodhur si rezultat i sjelljes së drejtuesve të mjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?