Integrimi i romëve, kusht për anëtarasimin në BE

 Vienë/ Sarajevë – Integrimi Romëve 2020 ishte sot në Vjenën në qendër të takimit rajonal që synonte raportimin për politikat e integrimit të romëve në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi

“Institucionet evropiane, Shtetet Anëtare të BE-së si dhe të gjitha vendet me aspiratat për t’u bashkuar me BE kanë një përgjegjësi të përbashkët për të përmirësuar jetën e qytetarëve të vet romë. Me qëllim për të ndjekur ndryshimet dhe progresin drejt integrimit Roma në vitin 2020 ne kemi nevojë për të dhëna të sakta dhe  informacione të përditësuara, ku monitorimi dhe raportimi kanë një rol vendimtar “, tha Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Goran Svilanovic, në hapja takimit.

Svilanovic më tej shpjegoi se Strategjia e Zgjerimit të Komisionit Europian theksoi gjendjen e pasigurt të shumë romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, dhe se si çështjet eromëve janë të lidhura dhe janë bërë pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së dhe kusht për anëtarësim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Roma përfaqësojnë rreth 5.5 për qind në mesataren e popullsisë në rajon. Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen, secila ekonomi , vendet e rajonit kanë Strategjinë dhe Planin e Veprimit për të siguruar integrimin e plotë të romëve. Zbatimi i këtyre planeve të veprimit duhet të monitorohet dhe të mblidhen informacione për vendimmarrësit të cilët do të vendosin nëse veprimet e deritanishmëe kanë dhënë rezulat, apo kërkohen masa të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipi i Veprimit Roma2020 do të paraqesë një model për raportimin e cila është në përputhje me praktikën e raportimit vjetor të përcaktuar nga Dekada  Rome 2005-2015 – Raporti do të masë progresin e arritur në zbatimin e prioriteve të tilla  për romët si arsimi, punësimi, shëndeti, strehimi.

Pjesëmarrësit e seminarit – anëtarët e grupit të kontaktit për romët, përfaqësues të arsimit, punësimit, strehimit, shëndetit dhe ministritë e vendeve të rajonit; përfaqësues të ministrive të financave, organizatat e shoqërisë civile rome, si dhe të dërguarit e zyrave statistikore dhe organizatave ndërkombëtare, të tilla si Eurostat, OSBE, UNHCR, UNDP, Organizata Botërore e Shëndetësisë, etj – do të ndajnë praktikat më të mira dhe do të shkëmbejnë mendime mbi monitorimin, raportimin dhe të dhënat e mbledhur.

Roma 2020 synon të sigurojë që qeveritë kombëtare të integrojnë masat specifike të politikave rome në: 1) politikat e zakonshme socio-ekonomike dhe 2) buxhetimit kombëtar.

Integrimi Romëve 2020  nisi në qershor të vitit 2016 nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF) dhe Komisioni Evropian (KE). Projekti po zbatohet në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?