Interpol ekstradon nga Gjermania dëshmitarin e vrasjes së Azem Hajdarit

Një personazh i njohur për policinë dhe publikun është ekstraduar mbrëmjen e sotme nga Gjermania. Burime zyrtare nga policia thanë se Interpol Tirana ka bërë ekstradimin e Petrit Çakraj (Cakraj), 46 vjeç, lindur në Tropojë.

Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti sepse Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “vjedhje me dhunë”.

Ja për çfarë akuzohet Çakraj:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 3 korrik 2015 në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, Petrit Cakraj, i është prezantuar dy shqiptarëve nga Kosova si punonjës policie dhe i ka marrë shtetasit Sh. L, sasinë prej 9200 Euro të cilat i mbanin në çantë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?