Intervistoi Marjan Rrokun në burg: Gjykata jep vendimin për Ardit Gjebrean

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm Ardit Gjebrean, moderatorin dhe producentin e “E diela shqiptare”, i cili u akuzua për “fyerje të kryer botërisht”.

Padia për të u ngrit nga babai i të ndjerës, Alda Canaj, pas intervistës që Gjebrea kreu me vrasësin e saj dhe të nënës së saj, Marjan Rroku.

Sipas Faslli Canajt, intervista e transmetuar tek “E diela shqiptare” më 28 shkurt 2016, ishte fyese dhe i kishte rikujtuar familjes së viktimave, ngjarjen e dhimbshme që ata kishin përjetuar 15 vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procesi gjyqësor kundër moderatorit dhe producentit të njohur përfundoi më 17 nëntor, kur gjykatësi Martin Deda vlerësoi se Gjebrea nuk e kishte kryer kundravajtjen për të cilën akuzohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?