Investim për fasadat, rivitalizohet hyrja e Beratit

Imazhi i parë që turistët do të marrin në qytetin e Beratit do të ndryshojë! Për herë të parë në 50 vjet Bashkia e qytetit të mbrojtur nga UNESCO po zbaton një projekt për reabilitimin e fasadave të pallateve në rrugën hyrëse të qytetit.

Petrit Sinaj: “Ishte një investim i vonuar, i premtuar por siç e shikoni është realizuar. Ne do marrin nën dorëzim një projekt të mbaruar sipas dokumentacionit të tenderit që kemi bërë. Nuk duam as më shumë shumë se tenderimi por as edhe një presje më pak se projekti që kemi hedhur tenderim.”

Kryebashkiaku i Beratit, thotë se punimet do të ndiqen me vëmendje të veçantë për të garantuar cilësinë dhe përfundimin në kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pallatet në dy krahët e rrugës hyrëse të Beratit janë ndërtuar thuajse gjysmë shekulli më parë dhe ndërhyrja në fasada pritet ti japë një imazh më të denjë qytetit që synon zhvillimit përmes turizmit

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?