Irenë Papas: Jam shqiptare dhe Peleponezi ka plot shqiptarë

Natyrisht që i madhi Bekim Fehmiu dihej, por në internet po qarkullon një deklaratë më se e sinqertë dhe plot dashuri për kombësinë e saj, që besohet të jetë bërë nga aktorja greke, Irena Papas, Penelopa, Mbretëresha e Itakës.

Im atë, i cili ishte një profesor i greqishtes, dashuronte shumë natyrën, jetesën e shëndoshë; përçmonte ambientet e ndotura dhe për këtë arsye kishte braktisur kryeqytetin grek. Kishte dy pasione që ditët e sotme ngjajnë të jenë në kontrast: kulturën dhe natyrën. Mbante gjithnjë në një xhep Platonin e në tjetrin Aristotelin, ose Shekspirin në një xhep dhe Gëten në tjetrin. M’i vinte pareshtur, Platonin e Aristotelin nën hundë, deri në pikën sa më bëheshin të urryeshëm. Më shpinte shpesh në mal, në ajër të pastër, në tendë. Përçmonte çdo formë pushteti, përfshirë edhe pushtetin fetar. Një herë, u sëmura, por ai refuzoi të më çonte në qytet. Më tha: “Nëse vdes, të varros unë. Kujton se prifti është më i mirë se unë?”, thotë Irena.

U larguam pak larg nga pyetja që ju bëra – po ju, përse jeni kaq ezmere? (gazetarja)

I ngjaj sime mëje. Nëna ime, është esmere si unë. Ajo vjen nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare, ose gjysmë shqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë. Edhe nëna ime, që tashmë është 73 vjeçe, mësonte greqishten. Por, tashmë është edhe një shkrimtare, shkruan përralla shumë të bukura”.

E lindur me emrin Irena Leleku, aktorja 90 vjeçare greke ka plot 50 vite karrierë me më shumë se 90 role në filma të ndryshëm, përfshi edhe Odisean përkrah Bekim Fehmiut. TEMA

SHKARKO APP