Ironi e fatit: Tahiri bënte shaka për ”majdanozin” tek Portokallia (VIDEO)

Policët e “Portokallisë”, të dielën kishin të ftuar special ish-ministrin Saimir Tahiri. Ata u shprehën se ju pëlqen ti thërrasin “çunat e Sajes”, edhe pse Tahiri nuk është më ministër i brendshëm.

Para se të dilte dosja e bandës Habilaj, aty ku emri i tij del i përfshirë, ish-ministri bënte shaka me personazhin e policit Kolë Frakusha (Florjan Binaj), duke e pyetur si po i shkonin punët me “majdanozin”.

”Ti Kol, si je? Nga shtëpia mirë? Reçeli? Vezët? Majdanozi?”-pyeste Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policët i shprehën mirënjohjen për ndryshimet që kanë ndodhur me policinë gjatë kohës së ai ishte Ministër i Brendshëm: “Me thënë atë që është, në kohën tënde erdhën ca gjëra ashtu siç duhet. E para e punës, uniformat, u hoqën gjithë barkderrat, njerëzit filluan të vënë rripin […] Policët filluan të flasin si njerëz: “Përshëndetje, si jeni, a mund t’ju shikoj pak dokumentet?”

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ata e quajtën Tahirin të papunë dhe kësaj, ish-ministri iu përgjigj: “E para, nuk jam pa punë. E dyta, jam i zoti i vetes dhe gjithmonë ia gjej punën vetes. E treta, tani nuk e kam punën vetëm me punonjësit e policisë, por e kam me të gjithë njerëzit”.

Kjo u pasua nga një batutë tjetër nga polici i vogël (Irgen Çela), që ia priti: “Po ça pune është ajo? Ku shtyhet muaji me 300 mijë lekë mer burrë?”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=f8qdC2YRxh0&t=137s” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?