Ironia e Shkëlzen Berishës: 800 mijë euro plus 2 patenta. Tahirit i duhet ndihma e Jolezës

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka komentuar lajmin e gjetjes së dy patentave të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në makinën e një biznesmeni në Elbasan, të cilit iu gjetën edhe 800 mijë euro cash.

Duke kujtuar shprehjet e ish-kryetares së FRESSH në një takim elektoral të PS-së Shkëlzen Berisha thotë se Tahirit i duhet ndihma e Jolezës për të shpjeguar se si u gjendën këto para dhe dy patenta të tijat në makinën e 25-vjeçarit O.S. në Elbasan.

Denoncimin për arrestimin e biznesmenit O.S. e publikoi kreu i PD-së Lulzim Basha sot, i cili akuzoi policinë për fshehjen e ngjarjes dhe i kërkoi prokurorisë të hetojë rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama

shkelzen berisha fb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?