Ish banorja e Big Brother: Produksioni më vodhi lekët, më torturoi të izoluar

Kërkoi me vullnet të plotë të largohej nga shtëpia më e famshme në vend, duke thënë se nuk ishte më e gatshme të vazhdonte lojën. Por Donjeta, e cila hyri në shtëpinë e çifteve me Damianon duket se e ka përjetuar keq kohën e izolimit pas daljes nga “Big Brother”. Në një intervistë të fundit, ajo akuzon produksionin jo vetëm për lojën brenda shtëpisë, por edhe mënyrën se si e trajtuan më pas.

“Më kërkuan që të hyja sërish, por nuk pranova sepse kur diçka të duket “fake (false)” është “fake””,- ka thënë Donjeta në intervistën e saj në “Klan Kosova”.

Në intervistën e saj Donjeta tregon se stafi i “Big Brother” i ka prekur gjërat e saj personale. “Më kanë prekur kuletën, kam pasur mungesë parash”, thotë ajo, ndërsa në vazhdim tregon se gjatë 24 orëve që ka qëndruar në hotel i ka munguar ushqimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam ngrënë aspak, kam ngrënë vetëm patatina dhe ujë në 24 orë që isha aty”, thotë Donjeta në intervistën e saj për “Klan Kosova”.  Këtë lloj trajtimi Donjeta e ka konsideruar si torturë, jo vetëm për shkak të izolimit dhe mungesës së ushqimit, ndërsa thotë se i është dashur t’i kërcënojë, që ta lejonin të dilte nga izolimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka qenë një torturë e vërtetë për mua, nuk kisha as cigare, ishte vërtetë torturë. I kam kërcënuar që të më linin të bashkohesha me familjen time. Nisa të qaja, isha si në burg, ishte stres i madh, torturë. Jam bashkuar me familjen të shtunën dhe jemi kthyer së bashku në Kosovë”, tregon ajo.  Sa i takon Damianos, Donjeta shprehet se ai është i gatshëm të bëj gjithçka për famë.  “Ata luten për njerëz që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë aty”, përfundon Donjeta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?