Ish-deputetja socialiste denoncohet nga fqinji durrsak: Po më zë dritën e diellit

Ish-deputetja e PS-së në Durrës , Esmeralda Shkjau është denoncuar nga fqinji i saj, ditën e sotme.

Sipas shtetasit Flamur Bala, ish deputetja socialiste po ndërton pa leje një shtesë në apartamentin e saj në katin e gjashtë në lagjen nr .1 tek shëtitorja “Taulantja”.

Burime pranë “Durrës Lajm” konfirmojnë, se sipas Flamurit, bëhet fjalë për një shtesë të paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po më zë dritën e diellit, ish-deputetja po ndërton pa leje”,- tha qytetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Durrës Lajm” mëson se pas denoncimit të tij, në banesën e deputetes kanë zbarkuar ekspertë të IKMT-së për verifikime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?