Ish-drejtoresha e AKSHI-t në arrest shtëpie/ “I vunë në kurriz vila dhe makina, por jeton me qira dhe s’ka mjet!”
Nga mbledhja e grupit të PS-së, kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin dhe kontributin e AKSHI-t, duke e cilësuar si histori suksesi.
Ai teksa i doli në mbrojtje ish-drejtoreshës së AKSHI-t që ndodhet në arrest shtëpie, Mirlinda Karçanaj dhe punonjësve të këtij institucioni, tha se kanë punuar orar pa orar. Ai tha se për të pati ngutje për ta arrestuar.
Kreu i qeverisë Edi Rama, u shpreh se personat që janë brenda sistemit të drejtësisë duhet të kuptojnë dëmet e fuqisë së tyre, duke u ndalur tek masat e sigurisë të marra ndaj zyrtarëve të disa institucioneve.
“Drejtorja e AKSHI sot ndodhet në Arrest shtëpie, nuk dua të them asgjë për çështjen, por dua të them që ky shtet nuk mund të jetë një vend që një institucion krenarie të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierët që me në krye drejtoreshën punonin pa orar. Nuk them që nuk duhet hetuar, e kundërta është e vërtetë. Njerëzit kanë të drejtën të prezumohen të pafajshëm dhe të hetohen si të tillë.
Po sikur Linda të jetë krejt e pafajshme dhe jo një kriminele pjesë e një grupi të strukturuar si personazhi që krijoi nguti për ta arrestuar, duke i vënë në kurriz vila e makina, kur as nuk e nget makinë e s’ka të tillë. Ç’fiton shteti e çmesazh marrin ata që duan të kontribuojnë për këtë shtet. Po sikur drejtori i KESH, prej muajsh në arrest shtëpie të jetë i pafajshëm, kush humb e kush fiton në këtë mes. Po sikur e njëjta gjë të jetë e vërtetë për 55 përqind e atyre që janë në burgje dhe nuk u është bërë gjyqi?”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

