Ish-hotel Vollga rikthehet për rigjykim në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Lartë e rikthen për gjykim në Gjykatën e Apelit çështjen e pronësisë të ish-hotel Vollgës.

Ankimimi në këtë gjykatë është bërë nga kompania “Saudi Brothers”, e cila ka paditur Hipotekën e Durrësit, e cila e kishte regjistruar pronën në emër të Zamir Hasës.

Pavarësisht këtij ankimi, me një vendim të sajin, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë një vendim që njeh si pronarë kompaninën arabe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më tepër, dy të tretat e pronës janë shitur tek Fejzi dhe Majlinda Kodra, ndërsa pjesa tjetër i është falur Emiljano Shullazit, për mirënjohje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në sqarimin e pronësisë së hotelit, Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit, vendosi ta sekuestrojë atë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?