Ish-kreu i SHIU-t, Zyla: Dorëheqja nuk duhej pranuar, Visho Ajazi iu shmang përgjegjësisë
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, i ftuar në “Fax News” ka deklaruar se dorëheqja e Visho Ajazi Likës nga pozicioni i kreut të SHISH ishte një surprizë për të.
Ai tha se dorëheqja e tij nuk ka të bëjë me mbarimin e mandatit por ka ndodhur për shkak të presionit të shefave të tij. Zyla tha se presidenti dhe kryeministri nuk duhej ta pranonin dorëheqjen e Visho Ajazit në situatën ku ndodhet vendi pasi sipas tij ajo është një strukturë që ka informacione të rëndësishme në lidhje me situatën në vend me kanabisin, për më tepër ku kemi dhe akuza të forta nga prokuroria ndaj ish-ministrit të brendshëm.
Ai tha gjithashtu se dorëheqja e Ajazi Likës është ikje nga përgjegjësia.
“Çdo dorëheqje është një akt civil e qytetarë, një akt individual, por unë u surprizova për shkak të momentit që po flasim, dorëheqja nuk është e mirëkuptuar, është një shmangie përgjegjësie e tij.
Ne jemi në një situatë ku krimi por edhe akuzat, jo vetëm nga politika, por edhe akuzat e prokurorisë janë të drejtpërdrejta për kanabizimin , në këtë moment dorëheqja nga ajo strukturë që grumbullon shumë informacione për të vënë para përgjejgësisë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë mekanizëm, dorëheqja e tij mendos se ishte presion, jo dorëheqje, por presion nga shefat e tij , kryeministri dhe presidenti. Ata sot nuk duhet t’ja pranonin dorëheqjen në këtë moment.
Kryeministri dhe presidenti nuk duhet t’ja pranonin dorëheqjen, të kalonte kjo situatë dhe ishte në rregull.
Në më 15 ose 16 gusht të këtij viti i ka mbaruar mandati, e jepte atëherë, në momentin që ka vazhduar, ai e ka mandatin e pakufizuar, dorëheqja nuk ka të bëjë me mandatin por me presionin, nga mënyrat më të ndryshme, atë e di ai, është shmangie e përgjegjësisë, për shembull është njëlloj si të shkosh në luftë she Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të japë dorëheqje. Në këtë moment që ka informacione sekrete jep dorëheqje dhe ikën”, tha Zyla për “Fax News”.

