Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë takim pasditen e sotme, ora 18:00 në Fier
Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë pasditen e sotme rreth orës 18:00 takimin e radhës me demokratët e Fierit, në kuadër të turit “Foltorja”.
Berisha nuk ndalet deri në largimin e Lulzim Bashës. Por sonte takimi në Fier pritet të shikohet se çfarë mbështetje reale ka ish-kryeministri Berisha.
Nëse do jetë thjesht një sallë me njerëz kjo nuk tregon ndonjë gjë të madhe, por nëse do ketë edhe njerëz jashtë duke e pritur atëhere duhet të mendohet mirë Lulzim Basha, që akoma nuk guxon të dalë personalisht në takime me anëtarsinë e PD-së.
Në lidhje me këtë takim në Fier, ish-lideri historik i PD ka postuar këto video: