Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi anëtare nderi e ACEEEO (FOTO)
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi është zgjedhur anëtare nderi e ACEEEO-s.
Vlerësimi i u bë gjatë Konferencës së 26-të Vjetore dhe në Takimin e Asamblesë së Përgjithshme të shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhore Europiane (ACEEEO), me temë: ”Votuesit e Ndërgjegjshëm në Epokën Dixhitale”, e cila zhvilloi punimet në datat 8-10 nëntor në Sofie të Bullgarisë, me vota unanime është zgjedhur Anëtare nderi e kësaj shoqate, ish-Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi.
Gjithashtu ky titull, është shoqëruar me Ceritifikatën e Mirënjohjes për kontribut të shquar në veprimtarinë e shoqatës.


