Ish-ministri i Bujqësisë në diktaturë rrëfen sekretin: Si u mbillte kanabis në Kamëz, e u shiste në Zvicër
Kultivimi i kanabis sativa e ka kthyer Shqipëri në kryefjalën e drogës në botë, ku edhe në një raport të fundit ku thuhesh se vendi ynë mban 75 % të furnizimit me drogë.
Mbjellja e hashashit, paska qenë një tabu dhe në kohën e diktaturës, edhe pse jo në të tilla përmasa, e ka rrëzuar vetë ish-ministri i fundit komunist i Bujqësisë, Ahmet Osja.
Në një rrëfim të shkurtër për agjencinë BIRN, ai bën me dije se me lejen e partisë-shtet PPSH, kanabisi mbillej në parcela pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Dhe pikërisht droga që “kontrollohej” nga shteti komunist, eksportohej në Zvicër.
“Enver Hoxha, diktatori komunist që mbylli kufijtë e Shqipërisë përgjatë sundimit të tij stalinist dhe paranojak pas Luftës së Dytë Botërore, ndaloi kultivimin e kanabisit në vitin 1946. Kjo drogë qe tregtuar lirshëm për dëfrim dhe përdorim si ilaç gjumi për fëmijët. Nën regjimin e Hoxhës, shteti mori kontrollin, duke e rritur atë si një bimë industriale për eksport, në terrenin e asaj që është sot Universiteti Bujqësor në Kamëz, një bashki në qarkun Tiranë. Qe kanabis i cilësisë shumë të mirë’, tha për BIRN Ahmet Osja, ministri i fundit i bujqësisë për partinë në pushtet para se komunizmi të rrëzohej në vitet 1991-92.
Mv tej ai ka shtuar se: “Zviceranët e kërkonin sepse qe cilësi e mirë dhe për shkak se qe i lehtë. Përdoret në farmaceutikë, bimë mjekësore dhe për litar”, ka thënë Osja, duke pohuar për herë të parë “të vërtetën” që pëshpëritej në heshtje gjatë dikturatës dhe me zë të lartë pas rrëzimit të saj.

