Ish-ministri i Financave del nga SPAK-u: S’mund të flas për atë që ndodhi. Nuk e njoh biznesmenin e arrestuar
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka folur për mediat pas dëshmisë në SPAK për koncesionin e sterilizimit, duke aluduar se ai që e njeh biznesmenin e arrestuar nuk jam unë.
“Unë jam njeriu i cili duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk mund të flas në detaje për atë që ndodhi. Po ju them se ka interesim në kuadër të transparencës. Meqë është gusht, vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me ju se po punojnë. Sipas mendimit tim, duhet të pyesni ata dhe jo mua. Unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore. Ç’ne unë të njihesha me të (biznesmenin Rrapaj)? Të më jepte dhe me mua ca para? Nga ta gjej unë këtë lidhje? Pse duhet ta njoh unë atë? Unë po e jap përgjigjen saktë. Jua thash shumë herë, po atë përgjigje kam. Kur ka nisur koncesioni, kam ikur nga detyra. Janë plotësuar kërkesat sipas ligjit. Ju çfarë më kërkuat, këto janë përgjigjet”, tha ai.