Ish-ministri: Qeveria rrit me propogandë buxhetin për bujqësinë
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka akuzuar qeverinë për propagandë për rritje artificiale që ka bërë për sektorin e bujqësisë.
Duke komentuar buxhetin e 2018, sipas Panaritit, rritja për buqësinë është 8% jo 15%, kjo e fundit është shifër e ka nxjerrë qeveria.
Deputeti i LSI-së shton se: “Ky sektor vetëm këtë vit futi në prodhimin e përgjithshëm të vendit, plot 25 miliard lekë më shumë se një vit më parë”-shkruan ish-ministri Panariti.
Statusi
Cilen duhet te besojme, bujqesine e propagandes apo te shifrave kokeforta te buxhetit ?!! Ju ftoj te merrni lapsin dhe te beni nje ushtrim te thjesht aritmetik. Bujqesia e vitit qe po mbyllet pati ne dispozicion 10 miliard e 171 milion leke ndersa Bujqesia e vitit 2018, ka në dispozicion 10 miliard e 944 milion leke. Sa eshte rritja ne perqindje krahasuar me nje vit me pare? Aritmetike e thjeshte, rritje vetem me 8% dhe jo me 15% sic e do dhe e shpall bujqësia e propagandes. Nderkohe qe ky sektor vetem kete vit futi ne prodhimin e pergjitheshem te vendit, plot 25 miliard leke me shume se nje vit me pare. E kuptoni se ku jemi?

