Ish-vartësi “fundos” Zoton: Të solla 20 mln lekë në zyrë nga biznesmeni i vezëve
Procesi ndaj ish-Drejtorit të Burgjeve Artur Zoto i akuzuar për korrusion ka vijuar me përballjen mes tij dhe ish vartësit të tij Iljaz Labi. Labi ka deklaruar në gjykatë se korrupsioni me tenderin e ushqimeve kishte ndodhur dhe për këtë 20% ia kishte dorë zuar Artur Zotos.
Dy ish-funksionarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të akuzuar për korrupsion me tenderat e ushqimeve janë vënë përballë njëri-tjetrit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ish-drejtori Artur Zoto dhe ish-zv.drejtori Iljaz Labi janë vënë përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas prangosjes nën akuzën e korrupsionit
Seanca u zhvillua e tensionuar, ku është dashur ndërhyrja e gjykatës për të qetësuar situatën mes familjarëve të të pandehurve.
Labi ka deklaruar se për sa i përket tenderit të vezëve nuk ka qenë asnjëherë kryetar i Komisionit, por me këtë çështje është marrë administrata.
Gjatë dëshmisë së tij para trupës gjykuese, Labi ka deklaruar se ka marrë 20 milionë lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani të cilat ia ka dorëzuar në zyrë Artur Zotos.
Labi tha se Zoto i kishte kërkuar të fliste me një biznesmen për tenderin e vezëve dhe bylmetit dhe kërkonte 20 % të shumës.
Sipas Labit, biznesmeni Sinani ia kishte dhënë 20 milionë lekë te një lokal tek Blloku dhe ato ia kishte çuar në zyrë Zotos.
Labi i kërkoi Zotos ta pranonte korrusionin ashtu si dhe ai.
Ndërsa Zoto nga ana e tij i kërkonte ish vartësit vetëm detaje në lidhje me takimet dhe a kishte kamera në momentet kur ishin takuar.

