Ishte kthyer në makthin e policisë, pranga shqiptarit, akuzohet për 140 vjedhje
Policia gjermane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për plot 140 vjedhje, ndërsa ishte kthyer makth për Gjermaninë veriperëndimore.
Sipas ‘Bild’, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet për disa vjedhje në Delmenhorst, Bremen dhe zonën përreth, ndërsa dyshohet se ka pasur edhe katër bashkëpunëtorë tjerë të moshave 41, 51, 52 dhe 54-vjeç, përcjell albinfo.ch.
“Është ngritur një komision emergjent në prokurorinë e Bremenit dhe Saksoninë e Poshtme”, thuhej në raportin policor. Ndërkohë, shqiptari është arrestuar në flagrancë në fillim të muajit nëntor në rrugën ‘Recklinghauser’. Tashmë ai ndodhet në paraburgim dhe pret daljen para togave të zeza, ndërsa bashkëpunëtorët e tij janë të lirë.
/BW

