Itali, 34-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në një aksident me makinë

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali, ndërsa një fëmijë  ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në autostradën Valganna në Varese.

Mediat italiane raportojnë se fillimisht 34-vjeçari shqiptar i identifikuar si Frank Marku dhe 13-vjecari u plagosën dhe u dërguan në spital. Por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të aksidentit.

Automjeti i tij kishte humbur kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen. Nga forca e përplasjes, 34-vjeçari shqiptar kishte dalë jashtë makinës duke përfunduar në asfalt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fëmijë 13-vjeçar, i cili ndodhej me shqiptarin në makinë  fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?