Itali-Arrestohet shqiptari me 70 kg kanabis nën krevat
Aktualitet E Premte, 16 Korrik 2021 04:43
Karabinierët e zonës së Fraskatit (Frascati) afër Romës arrestuan një shqiptar 26 vjecar të akuzuar për trafik droge.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të banesës, poshtë shtratit ku flinte, ju kapën 70 Kg. kanabis të ambalazhuar në disa qese të zeza plehrash.
Pas arrestimit 26 vjecari, u dërgua në Burgun Rexhina Koeli (Regina Coeli).

