Itali, kapen 2 ton kanabis, erdhi nga Shqipëria, pranga vlonjatit
Aktualitet E Enjte, 15 Korrik 2021 08:46
Policia ka sekuestruar 2 ton kanabis në Ferrara, e cila dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar nga Vlora.
Droga po transportohej në Ferrara me dy furgonë, sapo kanë parë policinë trafikantët janë larguar, ndërsa vetëm njëri është arrestuar.
I arrestuari është një 19-vjeçar nga Vlora me inicialet R.R. ndërsa nëse droga do të dilte në treg do të arrinte vlerën e 20 milionë eurove.

