Itali/ Kapen 5.2 kg heroinë në makinë, në pranga shqiptari

Guardia di Finanza ka sekuestruar 5.2 kg heroinë të pastër si dhe ka vënë në pranga një trafikant shqiptar

Gjatë natës së shkuar, Guardia di Finanza në Marcianise të Italisë ka sekuestruar 5.2 kg heroinë të pastër, duke arrestuar një trafikant shqiptar si dhe duke ndjekur penalisht  dy bashkëpunëtorë të tij.

Mbrëmjen e djeshme policia ndali për kontroll një automjet me targa të huaja i drejtuar nga një shqiptar 25 vjeçar në të cilën ndodhej nëna e tij dhe një shtetase italiane 37 vjeçare, nga Napoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrolleve të imtësishme në automjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 15 pako heroinë e pastër me peshë të përgjithshme prej 5.2 kilogram.

Swiss Digital Mobile Reklama

Substanca e “prerë” do t’i garantonte përfitime qindra mijëra euro shqiptarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?