ITALI/ Qeni i antidrogës i bën “gropën” shqiptarit (VIDEO)
Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 91 kg marijuanë të fshehur në një kamion që zbarkoi në Portin e Ankonës që zbarkoi nga një anije e nisur nga Shqipëria.
Ndërkohë, shoferi i mjetit, një shtetas shqiptar u arrestua. Kamioni ku fshihej droga, po transportonte rroba.
Mediat italiane raportojnë se droga do të kapte një vlerë prej 900 mijë euro në treg. Droga u gjet në pjesën e rimorkios, ndërsa ishte e ndarë në 4 çanta e fshehur në ngarkesën e rrobave. Ngarkesa u pikas nga qentë e antidrogës.
http://dai.ly/x54mlhi

