Itali/ Shkoi të vidhte vilën, shqiptar bie nga ballkoni

Një shqiptar ka rënë nga kati i dytë i një vile në Torino, pasi u pengua në kangjellat e ballkonit.

32-vjeçari Ervin Cukaj, kishte hyrë në një vilë për të vjedhur në momentin që dëgjoi se pronarja e shtëpisë ishte kthyer para orës që ai kishte parashikuar dhe ajo po mundohej të hapte derën e shtëpisë.

Që të shpëtonte pa u parë, Cukaj, i cili kishte me vete një çantë plot me ora dhe para iu drejtua ballkonit dhe gjatë një momenti u pengua në kangjella duke rënë në oborr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa kalimtarë kanë dëgjuar ulërimat e dhimbjes të “skifterit” dhe kanë lajmëruar policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cukaj u transportua me ambulancë drejt spitalit dhe pasi policia sqaroi situatën, ai u arrestua me akuzën e vjedhjes./tvklan.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?