Itali. Shkon në 7985 numri i të prekurve, 463 të vdekur dhe 724 të shëruar

Ka shkuar në 7985 numri i personave të prekur me koronavirus në Itali, 1.598 më shumë se të dielën, ndërsa të vdekurit janë 463 dhe të shëruar 724.

Ndërkohë, “pacienti 1” është transferuar nga kujdesi intensiv në kujdesin nën-intensiv dhe ka filluar të marrë frymë në mënyrë autonome. Kryeministri Conte ka deklaruar se “Është ora jonë më e errët. Dënime penale për ata që dhunojnë zonën e kuqe”.

Janë 463, 97 më shumë se dje, vdekje të lidhura me koronavirusin në Itali. Të dhënat e reja u siguruan nga Komisioneri Angelo Borrelli në konferencën për shtyp të Mbrojtjes Civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjithë Evropën, vdekjet nga koronavirusi tejkaluan 500 raste pas përditësimit të ri të të dhënave mbi vdekjet e përditshme në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nga nesër do të shpërndajmë njëqind mijë maska në burgje, ku janë instaluar 80 tenda të preazhimit” për ekzaminimin e koronavirusit”, tha Komisioneri Angelo Borrelli.

“Pacienti 1”, një 38-vjeçar është nxjerrë nga kujdesi intensiv dhe ka filluar të marrë frymë në mënyrë të pavarur”, tha këshilltari i Rajonit të Lombardisë për Mirëqenie Giulio Gallera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?