Shqiptarja Keda Kaceli producente e një filmi në ndihmë të komunës së Aamatriçes

U prezantua në Romë promovimi i filmi kinematografik “Riso, amore e fantazia” me producente, shqiptaren Keda Kaceli, Presidente e FinMedia Group.

Mbi këtë projekt të ri të saj profesional, Keda Kaceli, ka rrëfyer ekskluzivisht për Ora News.

Ky film që së shpejti do të shfaqet në të gjitha kinematë italiane përcjell një mesazh të fortë social, pasi të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave do t’i dhurohen fondit të solidaritetit të banorëve të komunës së Amatrices, një nga qytezat më të dëmtuara nga tërmeti i 24 gushtit që goditi Italinë Qëndrore e ku mbetën viktimë 298 persona.

Të pranishëm në ceremoninë e promovimit të këtij filmi qenë mjaft aktorë e regjisorë të njohur të kinematografisë italiane si dhe kryetari i komunës së Amatriçes Serxhio Pirozzi.

Filmi “Riso, amore e fantazia” do të jetë pjesë e Festivalit  të Filmit Italian që do të zhvilljet në muajin nëntor në Tiranë

Shqiptarja Keda Kaceli, mjaft e suksesshme në Itali që prej vitesh drejton revistën politike “Buongiorno Italia” për herë të parë e shohim në veshjen e një producente kinematografike.

Një film italian me një producente shqiptare e në ndihmë ndaj popullsisë në nevojë nga një tragjedi natyrore.Por sa i rëndësishmë është arti e kultura në ngritjen e urave të integrimit e bashkëpunimit mes Shqipërisë e Italisë.

Keda Kaceli është njëkohësisht dhe botuese e kurese në gjuhën italiane të librit të At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”. Qe ky një amanet i lënë nga vetë At Zef Pllumi, Keda Kacelit, me të cilën prej shumë vitesh e lidhte një miqësi familjare e shndërruar më pas në një stimë e bashkëpunim profesional.

Eskluzivisht për Ora News Keda Kaceli rrëfen se po punon për realizimin kinematografik të këtij libri e që shumë shpejt vepra e At Zef Pllumit “Rrno për me tregue” do të bëhet film.

 

SHKARKO APP