ITALI/E shtypi piruni, vdes 43 vjeçari shqiptar
Një 43 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, teksa ka qënë duke punuar në një kapanon. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fossano, Itali, ku shqiptari 43-vjeçar me inicialet G.R., ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në ish-stabilimentin “Radici” në rrugën “Vëllezërit Cairoli” në Cremona.
Nga të dhënat paraprake mësohet se shqiptari është shtypur nga një pirun në vendin e punës. Mësohet se ata ishin duke punuar për të rindërtuar kapanonin, ku do të vendoseshim ndërmarrjet e tekstilit. Për shkaqe ende të panjohura, sipas policisë, piruni ka përplasur për vdekje 43-vjeçarin shqiptar.

