Iu gjet kokainë, pranga të riut shqiptar në Venecia
Aktualitet E Premte, 7 Maj 2021 14:30
Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e Guardia Di Financa, pasi iu kap me 500 gr kokainë.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është kapur në nënkalimin e stacionit të Mestre, ndërsa drogën e kishte fshehur në një qese letre.
Ka qenë qeni i antidrogës ai që ka pikasur lëndën narkotike. Sakaq, kokaina mësohet se ishte ndarë në 5 qese të vogla.
/BW

