Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA
Policia e Modena-s në Itali ka sekuestruar sot 44 kg marijuanë, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i saj, një 29-vjeçar shqiptar. Ansa.it bënë me dije se përveç drogës, shqiptarit i janë gjetur në banesë edhe para të falsifikuara dhe një pistoletë me 8 municione.
Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e shqiptarit u gjetën edhe 92 gram kokainë, 44 gram hashash dhe pistoleta tip ‘Beretta’ 7.65.
Nga hetimet e deritanishme, 29-vjeçari, emri i të cilit nuk dihet ende, rezulton se ai ia shiste drogën të rinjve në Bolonjë.