Iu lut të fejuarit të kthehej por ai e braktisi, vajza: Shtatzëninë po e kaloj e vetme

Ajo u bë protagoniste e lajmeve në muajin shtator teksa i lutej dhe përgjërohej të fejuarit të saj që të ktheheshin bashkë dhe të shijonin frytin e tyre të dashurisë, fëmijën që sapo ishte ngjizur. Bëhet fjalë për Florida Merselën, vajzën nga një fshat i Klosit, e cila është bërë sërish pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’.

Pasi mori live refuzimin e të fejuarit të saj, Elvin Hoti, ajo përjetoi momente të vështira, mes lotësh dhe dramës, pasi ngeli e vetme. Por shpresat për 20-vjeçaren janë rritur. E përkrahur nga një qendër për femrat e braktisura, Florida sot shijon shtatzëninë e saj.

Pjesë e emisionit është bërë edhe zonja Antoneta Nushi, themeluesja e shoqatës për gratë e braktisua, e cila i ka hapur dyert 20-vjeçares, duke e strehuar në strehëzën në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zonja Antoneta po na ndiqnit atë ditë kur u dha emisionit e më pas ofruar ndihmë?
Jo. Unë isha në Itali në atë kohë, duke punuar për shoqatën që kam hapur. Kur erdha nga Shqipëria lash kontakt me Floridën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e vështirë të bashkëjetosh me Floridën…
Po është e vështirë. Ajo ka natyrë ndryshe. Ajo vjen nga një realitet i vështirë. Ajo nuk ka pasur shumë kontakte të afërta me prindërit. Unë nuk kam dëgjuar kaq shumë një vajzë të re që të flas pa kufij për fëmijën e saj. Ndoshta është fiksim.

Si ju lindi ideja e hapjes së kësaj qendre?
E kam pasur dëshirë gjithmonë. Ndoshta natyra ime altruiste më ka bërë të mendoj. Doja të njihesha, të lija gjurmë, të ndihmoja. Jam nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?