Iu refuzua viza për në SHBA, reagon Vangjush Dako: Thjesht ka procedura teknike

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar në lidhje me akuzat se Ambasada Amerikane i ka refuzuar vizën për të vizituar këtë shtet.

I kontaktuar nga gazeta Bulevard, Dako është shprehur se ‘kjo është marrëzia e radhës’. Ai është shprehur se nuk ka pasur aplikim për në ShBA, por për një vizitë nga njerëzit e tij, të cilët për probleme teknike kanë kërkuar edhe praninë e tij.

‘E gjitha kjo është një turp, një tendencë e atyre që janë mësuar të hedhin baltë. Unë nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë. Gjërat dhe mënyrat që rrodhën krijuan ketë situatë, që nuk ka lidhje me pozicionin tim politik apo si kryebashkiak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thjeshtë e gjitha kjo ka procedura teknike. Së shpejti do të ndihen keq ata që shpifin gjëra të tilla” ka thënë Dako për gazetën Bulervard, një periodik që shtypet e shpërndahet në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është reagimi i parë që Dako ka bërë pas akuzave se shteti amerikan nuk lejon Dakon të vizitoj  këtë vend. Dako është shprehur se koha do tregoj se kush abuzon lidhur me këtë fakt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?