Ja autori që vrau parukieren 28-vjeçare, momenti i arrestimit (VIDEO)
Ky që shihni në foto është Alfred Nikolli, autori i vrasjes së parukieres 28-vjeçare Etleva Ndokaj, ngjarje e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Lezhë. Ai u arrestua pas një aksioni nga Forcat e Policisë, gjatë një aksioni për kapjen e tij. Ai u hodh nga automjeti në ecje e sipër duke tentuar të largohet me këmbë, por efektivët i janë vënë pas dhe e kanë ndjekur për më shumë se 10 minuta derisa kanë arritur ta kapin.
Xhelozia i mori jetën 28 vjecares, me dy plumba në zemër. Etleva Ndoka nga Lezha, u qëllua mizorisht në sallonin e saj të bukurisë nga Alfred Nikolli 31 vjeç, me të cilën ajo sipas burime ka pasur një lidhje para se të martohesh.
Etleva, nënë e një fëmije të mitur, e martuar akuzohej vazhdimisht nga Alfred Nikolli se ajo kishte një lidhje tjetër të tretë, duke tradhtuar kështu atë dhe bashkëshortin. Burime konfirmojnë se Ndoka e Nikolli kanë debatuar ashpër në sallonin e bukurisë ku Alfredi hyri i armatosur.
Pas debatit ai ka shkrehur armën në drejtim të Etlevës duke e lënë të plagosur. Ajo humbi jetën pak pasi mbërriti në spitalin e Lezhës. Nga të dhënat, mësohet se 28-vjeccarja kishte marrë 2 plumba në zemër, plagë që rezultuan fatale. Autori i vrasjes së Etleva Ndokës u arrestua pak orë pas ngjarjes. Ai po lëviste me makinë në fshatrat e Mirditës kur një telefonatë sinjalizoi policinë. Burime pranë autorit, pohojnë se Nikolli kishte financuar biznesin e Ndokës dhe kishte kontribuar deri në blerjen e mobiljeve të parukerisë sallon bukurie, “Eva”.
Mësohet se autori dhe viktima ishin me orgjinë nga i njëjti fshat, Spite, dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej kohësh. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë. Autori mësohet se ka qenë i shoqëruar me një familjarin e tij, teksa ndiqej nga policia. Në një moment ai është hedhur nga makina dhe ka flakur edhe pistoletën.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=XZnnzc2mzy0″ width=”460″ height=”315″]

