Ja kur kanë ikur ish-drejtuesit e policisë

Gazetari Dashamir Biçaku zbuloi datat e daljes nga Shqipëria të tre ish-drejtuesve të policisë, Jaeld Çelaj, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, të cilët janë shpallur në kërkim si të dyshuar të implikuar në trafik droge me bandën e Habilajve.

Në emisionin “Opinion”, Biçaku tha se njëri prej tyre është larguar nga Shqipëria nga aeroporti i Rinasit më datë 9 Nëntor drejt Milanos.

Ish-zyrtari i dytë është larguar drejt Malit të Zi më 29 Gusht nga dogana e Muriqanit me një makinë me targa AA 808 OB, dhe ish-zyrtari i tretë u largua përmes Kakavijes më 18 Nëntor me makinë me targa AA 911 JE, shkruan tvklan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jaeld Çela drejtonte Policinë e Vlorës, Gjergj Kohila ishte shef i krimit të organizuar në Vlorë, ndërsa Sokol Bode ishte shef i kufirit në Dhërmi. Urdhrat e ndalimit për ta dolën që mbrëmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. SHÇBA u vu në lëvizje dhe ende nuk është arrestuar asnjëri prej tyre pasi nuk po gjenden. Për këtë ka nisur një hetim për dekonspirim të aksionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?